• +389 71 475 190
  • info@frb.mk
  • Bojanë, Saraj / Republika e Maqedonisë së Veriut

Për Festivalin e Rrushit të Bojanës

Festivali i Rrushit të Bojanës arrin të grumbullojë gazetarë e bujq e fëmijë, politikan, biznesmen e ambasadorë në një vend. Duket që njerëzit tanimë parapëlqejnë takimet spontane dhe të natyrshme. I tillë është Festivali dhe Bojana, plot fytyra të qeshura, plot dashuri dhe mikpritje, plot ngjyra e plot rrush, plotë peta, prodhime vendore e komerciale, duke e rrumbullaksuar kështu këtë aktivitet të bukur që po bëhet më masovik nga viti në vit. Rruga e vneshtarëve bojanas sa vin e hapet, ndërsa Bojana, promovohet si atraksion i turizmit rural, falë angazhimit të Institutit ZIP. Festivali i Rrushit të Bojanës realizohet nga viti 2015 ndërsa ka pasur një pauzë prej dy vitesh, më 2018 dhe 2019.

Translate to 🇬🇧 or 🇲🇰 »